Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/35kV Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci

KOSTT sh.a njofton qytetarët, që sot me datë 27 Korrik 2021, në ora 15:00 planifikohet të energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionin 110/35kV Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci.

Linja në fjalë me gjatësi prej 19.7 kilometrave, kalon në vendbanimet e Komunës së Vushtrrisë (Dobërllukë, Banjskë, Sllatinë, Pasomë dhe Gumnishtë) si dhe në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës (Rashanë, Tërstenë dhe Bajgorë).

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Njoftim me rëndësi, 6 janar 2021

Në kuader të ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, ju njoftojmë se planifikohen lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor drejt kësaj zone, sipas orarit të cekur më poshtë:

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 9 janar, 2021
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 13 janar, 2021
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 17 janar, 2021
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Gjatë kohës së shënuar mund të ketë ndalesa apo kufizime tjera në komunikacion. I gjithë ekipi i angazhuar bëjnë përpjekje të vazhdueshme që koha dhe kufizimet të jenë sa më të pakta.

Mjetet transportuese janë lehtë të identifikueshme dhe janë nën përcjelljen e automjeteve të sigurisë. Ju lutem që t’i respektoni rregullat paralajmëruese.

Për shkak se mund të ketë vonesa në komunikacion, ju lutem të keni parasysh që udhëtimet tuaja t’i planifikoni me kohë. Gjithashtu keni vëmendjen që gjatë kësaj kohe të keni kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, ndërsa informoni dhe kërkoni që edhe anëtarët tjerë të familjes, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, të janë të kujdesshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Njoftim me rëndësi, 27 nëntor 2020

Në kuader të ndërtimit të parkut të erës në Bajgorë, ju njoftojmë se planifikohen lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor drejt kësaj zone, sipas orarit të cekur më poshtë:

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 5 dhjetor 2020
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 9 dhjetor 2020
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovice – Bajgore
Data: 13 dhjetor 2020
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Gjatë kohës së shënuar mund të ketë ndalesa apo kufizime tjera në komunikacion. I gjithë ekipi i angazhuar bëjnë përpjekje të vazhdueshme që koha dhe kufizimet të jenë sa më të pakta. Mjetet transportuese janë lehtë të identifikueshme dhe janë nën përcjelljen e automjeteve të sigurisë. Ju lutem që t’i respektoni rregullat paralajmëruese.

Për shkak se mund të ketë vonesa në komunikacion, ju lutem të keni parasysh që udhëtimet tuaja t’i planifikoni me kohë. Gjithashtu keni vëmendjen që gjatë kësaj kohe të keni kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, ndërsa informoni dhe kërkoni që edhe anëtarët tjerë të familjes, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, të janë të kujdesshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Informatë me rëndësi: Transporti i turbinave është duke ndodhur!

Përgjatë muajit tetor 2020 për shkak të transportit të turbinave të cilat do të vendosen në parkun e erës në Bajgorë, do ketë lëvizje të kamionëve në këtë zonë, të cilët kamionë bartin pjesë të turbinave të erës.
Transporti bëhet nga rrethi i Mitrovicës, të dielën (11.10.2020) nga ora 7:00 në mëngjes.
Ndërkaq transporti i ardhshëm i pjesës tjetër të turbinave do të fillojë të enjten (15.10.2020).
Ju lusim që të keni kujdes të shtuar nëse ju duhet të lëvizni gjatë kësaj kohe në këtë zonë.
Për informata më specifike mund të na kontaktoni në këta numra (shtunën dhe dielën përmes mesazhit): 049-955-533; 049-802-021

Projekti i erës Bajgorë

Projekti i erës në Bajgorë synon ndërtimin e tri parqeve të prodhimit të energjisë nga era, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh, zonën malore në afërsi të Mitrovicës, në veriun e Kosovës. Energjia elektrike e prodhuar do të eksportohet në Vushtrri përmes linjës së transmisionit 110 kV të gjatë 19 kilometra, që do të zhvillohet në kuadër të projektit por do ti transferohet KOSTT-it, kompanisë shtetërore të transmisionit të energjisë. Projekti përbëhet nga 27 turbina të erës të tipit GE 3.8-137 me kapacitet prodhimi prej 3.83 megavatësh, me gjatësi të trupit 110 m dhe me kapacitet të përgjithshëm prej 103.41 megavatësh.

ALB | ENG | SRB

Informata të ndryshme

1. Broshura e projektit: English | Albanian | Serbian
2. Përmbledhje e planit për përvetësimin e tokës dhe rikthimin në gjendje të mëparshme: English | Albanian | Serbian
3. Informata mbi vlerat e kompenzimit për amvisëritë e prekura nga ndërtimi i largpërquesit: English | Albanian | Serbian

Pako e VNMS-së

1. Përmbledhje jo-teknike: English | Albanian | Serbian
2. Plani për angazhimin e palëve të treta: English | Albanian | Serbian
3. Plani i Veprimit Mjedisor dhe Social: EnglishAlbanian | Serbian
4. Raporti i VNMS-së: English | Albanian | Serbian
5. Korniza e procesit të përvetësimit të pronave dhe të rikthimit të jetesës në gjendjen e mëparshme: English | Albanian | Serbian
6. Planet e menaxhimit mjedisor dhe social: English | Albanian | Serbian
7. Anekset e VNMS-së: Part 1 | Part 2

Përkthimet e VNMS-së në formatin Zip: Serbian | Albanian

Dokumentet e përditësuara

  1. Final Environmental and Social Action Plan (ESAP)
  2. Updated ESIA Biodiversity Baseline Chapter
  3. Updated Collision Risk Model
  4. Updated ESIA Impact Assessment Chapter
  5. Updated Biodiversity Management Plan