Projekti i erës Bajgorë

SOWI Kosovo do të ndërtojë një park të erës me 27 turbina dhe kapacitet të instaluar të gjenerimit prej 105 megavatësh. Projekti, gjithashtu i njohur si ‘Projekti i energjisë me erë në Selac’, është i vendosur në rajonin e Shalës, në Bajgorë, rreth 50 kilometra në very të Prishtinës, në pjesën veriore të Kosovës. Si shtesë, edhe një linjë largpërquesi është propozuar të ndërtohet. Ajo do të fillojë nga parku i erës dhe do të distribuojë energjinë e mbledhur në rrjetin kombëtar të Kosovës.

Qëllimi i projektit është prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë, në pajtim me mjedisin, të qëndrueshme dhe pa rreziqe. Projekti do të kontribuojë në zbutjen e problemeve klimatike duke shtuar përqindjen e pjesëmarrjes së prodhimit të energjisë së ripërtrishme në Kosovë, dhe duke shtuar edhe 105 megavat kapacitete të gjenerimit nga era në systemin kombëtar energjetik.

Projekti do të rrisë ndjeshëm pjesën e energjisë elektrike të prodhuar nga era në Kosovë, e cila është kryesisht e varur nga prodhimi i energjisë me qymyr. Gjeneratorët e turbinave me erë janë planifikuar të vendosen në zonën e Mitrovicës, në Kosovë.

Informacioni Përshkrimi
Numri i turbinave 27
Lloji i turbinave GE 3.8-137
Kapaciteti i turbinave 3.83 megavat
Kapaciteti i plotë i instaluar 103.41 megavat
Prodhimi vjetor i energjisë rreth 320 gigavat për vit
Emri i largpërquesit LP 110 kV NS Vushtrria 1- NS PEE Selac
Lloji i largpërquesit 110kV linjë transmisioni me një qark të vetëm
Gjatësia e largpërquesit Rreth 19.5 km
Kullat e largpërquesit 92
Lidhja e largpërquesit 110kV Nënstacioni Vushtrri (pika e lidhjes me operatorin publik të rrjetit “KOSTT”)

Dokumente të rëndësishme të projektit

Autorizimet finale nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për: Selaci 1, Selaci 2 dhe Selaci 3

ENG | ALB