SOWI Kosovo Sh.P.K. është një ndërmarrje e përbashkët Kosovare, Gjermane dhe Izraelite që shërben si platformë ekspertësh vendor dhe ndërkombëtar në fushën e energjisë së ripërtrishme dhe zhvillimit të biznesit. SOWI Kosovo është ofrues i plotë i shërbime, të profesionalizuar në disejnimin, ndërtimin, financimin dhe operimin me pajisje të energjisë së ripërtrishme.

Për më shumë, grupi ofron shërbime të shpejta të planifikimit, realizimit dhe operimit të projekteve në fushën e energjisë së ripërtrishme, me focus në energjinë solare dhe të erës. Grupi plotësohet me një rrjet të gjërë të profesionistëve vendor dhe ndërkombëtar në fushën e energjisë së ripërtrishme.

OFRUES I SHËRBIMEVE NË FUSHËN E ENERGJISË SË RIPËRTRISHME NË KOSOVË

Në bashkëpunim me partner lokal dhe bartës të licencave, SOWI Kosovo ka për qëllim të ofrojë zgjidhje ‘të gjelbërta’ për Republikën e Kosovës si dhe shërben si forum investitorësh për aktivitetet tani më të licencuara të energjisë së ripërtrishme në Kosovë.

ENG | ALB